Arbër Hoxha është padiksutim heroi i Dinamo Zagreb, pasi sulmuesi shqiptarë arriti të shënonte një gol fantastik dhe mjaft të rëndësishëm ndaj Rijekës në fitoren 2-1 që ekipi i tij mori ditën e djeshme. Një gol me aromë titulli është cilësuar pasi ‘perla” e futbollistit ttë kombëtares e mban Dinamon në vendin e parë në klasifikim pak javë para fundit të kampionatit.
Pas sfidës 25-vjeçari theksoi se ishte mjaft i lumtur dhe se po jeton momentin më të mirë në karrierën e tij. Vlen të theksohet se Hoxha hyri si zëvendësues në minutën e 87-të dhe që me prekjen e parë të topit tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 89.
“Sigurisht që jam i lumtur për golin dhe fitoren. Pjesa e parë nuk ishte e mirë nga ana jonë, por më pas ndryshuam formacionin dhe gjithçka dukej më mirë. U tronditëm nga penalltia, por arritëm të tregonim karakter pas kësaj. Ne e kthyem rezultatin.
Shpresoj që ky gol i imi të jetë i denjë për titullin kampion. Me siguri ky është momenti më i madh i karrierës sime”, ka deklaruar Hoxha për “HRT”.
Goli i Arbër Hoxhës