Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shënoi golin e 6-të para rikthimit në Kombëtare, Mirlind Daku: Tani koha për dashurinë kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi golin e 6-të para rikthimit në Kombëtare, Mirlind
Mirlind Daku

Mirlind Daku do të rikthehet të veshë fanellën kuqezi teksa u ftua nga Sylvinho për ndeshjet që Shqipëria do të luaj në transfertë më 11 dhe 14 tetor ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, të vlefshme për grupin B1 në Nations League.

Bomberi dardan mungoi në sfidat e shtatorit për shkak pezullimi dhe dëmtimi, por tashmë do të ketë një shans të artë për të dëshmuar veten si ‘9-shi’ i duhur për Kombëtaren. Në mungesë të Armando Brojës dhe Rey Manaj, Daku pritet të nisë të dyja ndeshjet nga minuta e parë.

Si një ogur i mirë, Daku feston rikthimin në Kombëtare me një gol të shënuar ndaj Akhmat Grozny. 26-vjeçari tundi rrjetën në fundin e sfidës që vulosi fitoren 2-0 të Rubin Kazan dhe ‘firmosi’ autorësinë e golit të 6 sezonal në 11 ndeshje ku numëron edhe 2 asiste.

Pas ndeshjes ai ka reaguar në rrjete sociale ku shprehet i lumtur për golin e shënuar dhe shkruan se tani është koha për të bërë të njëjtën gjë edhe me kuqezinjtë.

“Gol dhe fitore e madhe. Faleminderit shumë. Tani koha për dashurinë kuqezi”, shkruan Daku.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga