
Mirlind Daku është bërë edhe një herë tjetër protagonist me Rubin Kazan duke shënuar golin e fitores në ndeshjen e sotme përballë Akhmat Grozny.
Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 91' me një goditje me kokë në zonën e rreptësisë. Ky është goli i 6-të bomberit dardan në 11 ndeshje të kampionatit ku numëron edhe 2 asiste.
Një ogur i mirë për Dakun që do të rikthehet të veshë ngjyrat kuqezi në ndeshjet e tetorit përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë. Në mungesë të Brojës dhe Manajt, pesha e sulmit pritet të bie kryesisht mbi të dhe do të ketë një shans të artë për të treguar se mund të jetë ai titullari i Shqipërisë.
Poll