Dëmtimet i prishin sërish planet Rey Manaj.
Ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjet e muajit tetor, autori i një asisti në grupin B1 të Ligës së Kombeve do të mungojë sërish.
Sulmuesi i katër golave këtë sezon ka mbërritur në grumbullim dhe i është nënshtruar menjëherë testeve mjekësore. Pas shqyrtimit nga ana e stafi mjekësor u konkludua se nuk mund të rikuperohet në kohë dhe u vendos që të rikthehet në klubin e tij, Sivvaspor.
Udhëtim tepër i mundishëm për lushnjarin, por që tregon edhe njëherë seriozitetin e stafit kuqezi.
Ashtu siç ndodhi edhe muajin e shkuar me Berat Gjimshitin, kapiteni mbërriti në stërvitjen e kombëtares i dëmtuar dhe pas ekzaminimeve u largua drejt Bergamos.
Poll