
Anis Mehmeti
Anis Mehmeti është duke zhvilluar një sezon pozitiv deri tani në Championship me Birstol City. Pas 9 javësh në këtë ligë, sulmuesi shqiptar numëron 4 gola dhe 3 asist.
Kurba në ngritje e Mehmetit është reflektuar edhe nga “Transfermarkt”. Sipas këtij mediumi ekspert, nga 7 milionë euro, ka shkuar në 9 milionë euro kartoni i 24-vjeçarit.
Pavarësisht rendimentit në rritje, trajneri i Shqipërisë Sylvinho nuk e ka ftuar në vigjilje të duelit me Serbinë, për kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Poll