
Maldini Kacurri nuk është pjesë e të grumbulluarve nga Sylvinho për duelin me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë. Mbrojtësi këtë muaj mbeti jashtë listës së brazilianit.
Federata Shqiptare e Futbollit i ka shkuar lojtarit 1 ditë pas shpalljes së listës. Por mesazhi i shkruar nga FSHF-ja nuk ka lidhje me mos grumbullimin, por është një urim për të.
Kjo pasi dita e sotme për Kacurrin është një ditë feste. Mbrojtësi feston 20-vjetorin e tij të lindjes dhe pikërisht për këtë FSHF-ja i ka shkruar për t’i uruar Gëzuar ditëlindjen.
Vlen të theksohet se 20-vjeçari u grumbulluar për herë të parë nga Syulvinho në ndeshjet e muajit shtator, ku Kombëtarja sfidoi Letoninë dhe Gjibraltarin. Kacurri debutoi me fanellën kuqezi në miqësoren ndaj Gjibraltarit, ku luajti për 90 minuta.
