
Amarildo Gjoni
Ish-sulmuesi i Elbasanit Amarildo Gjoni po përjeton një sezon “ëndërrash” te Sheriff Tiraspol, duke u kthyer në pikë referimi të fazës ofensive.
Gjoni kontriboi me gol në javën e 15-të të Superligës moldave kundër Politehnica UTM, teksa Sheriffi triumfoi 2 – 1. Finalizimi në fjalë dhe paraqitja e mirë në takimin e mësipërm ka bërë që 26-vjeçar të zgjidhet në formacionin më të mirë të javës së 15-të në elitën e futbollit në Moldavi.
Gjoni ka bërë 10 prezenca në kampionat me ekipin nga Tiraspoli, e përkthyer me 6 gola dhe 1 asist. Pavarësisht formës pozitive, Gjoni nuk është marrë në konsideratë nga trajneri Sylvinho te Kombëtarja.

JAVA E 15-të/ Formacioni më i mirë
Poll