Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Po zhvillon paraqitje mbreslënëse në Itali, Medon Berisha i hap “luftë” Serbisë

Shkruar nga NEWSPORT
Po zhvillon paraqitje mbreslënëse në Itali, Medon Berisha i hap
Medon Berisha - Sylvinho

Mesfushori i Kombëtares Medon Berisha është duke zhvilluar sezon fantastik me Lecce në Serie A, teksa ka impresionuar edhe analistët e futbollit në Italia për “repertorin” që prezanton.

21-vjeçari shqiptar ka hedhur një vështrim më të gjerë për mediat pas fitores kundër Parmës në Serie A, e ku foli edhe për duelin me Serbinë, e planifikuar në 11 tetor:   

Sa ndjeni që jeni rritur?

Që në ndeshjen ndaj Bologna kemi treguar që jemi një skuadër e fortë kur jemi kompakt.

A të ka bërë komplimente Di Francesco për mënyrën si i dikton kohën skuadrës?

Më jep shumë besim, por më duhet të rritem ende.

A ju ka dhënë diçka më shumë barazimi ndaj Bologna?

Na ka dhënë më shumë qetësi, na ka ndihmuar dhe na ka dhënë besim për këtë ndeshje të sotme.

Si e ndjen veten në këtë treshe të mesfushës?

Shumë mirë, janë lojtarë që thyejnë aksionet e kundërshtarëve dhe më ndihmojnë shumë. Unë mund të jap një kontribut me cilësitë e mia, u mundova që të ulja ritmin e Parmës në pjesën e dytë.

Si e mbushni më shumë zonën kundërshtare?

Mendoj se këtë vit e mbushim më shumë zonën kundërshtare pasi shkojmë atje me më shumë lojtar.

Po afron grumbullimi me Kombëtaren…?

Ndaj Serbisë na pret një ndeshje e madhe.

Për t’u konfirmuar të mungojnë golat?

Do të vijnë! Sot i shkova pranë por Suzuki e priti. Por nuk kam dyshime.

Poll

Lexo gjithashtu