Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ëndërron të debutojë në Serbi, Klisman Cakes i “rreh zemra” kuqezi (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Ëndërron të debutojë në Serbi, Klisman Cakes i
Klisman Cake

Klisman Cake ishte risia e Sylvinhos në listën e Kombëtares shqiptare, për ndeshjet e muajit tetor. Qendërmbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës po kalon formë të mirë dhe ka fituar besimin e trajnerit brazilian.

Ndërkohë që ditën e sotme, Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore. Cake ka reaguar me disa foto nga stërvitja me pjesën tjetër të grupi, pamje të cilat i ka publikuar në rrjetin social “Instagram”.

Krah fotove, mbrojtësi shkruan: “Kombëtarja”. Gjithashtu, fotot Cake i shoqëron edhe me një zemër të kuqe e një tjetër të zezë, duke mos harruar as shqiponjën.

Kujtojmë se më 11 tetor, Shqipëria do të luajë përballë Serbisë në Leskovac, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Vetëm 3 ditë më vonë, pret Jordaninë në Tiranë për të luajtur një miqësore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????ℂ5 (@klisman_cake)

Poll

Lexo gjithashtu