
Arbnor Muja
Futbollisti Arbnor Muja nuk po preferohet më nga trajneri Sylvinho të Shqipëria dhe kjo nuk është diçka e panjohur. Rasti më i freskët erdhi dje, ku Sylvinho publikoi listën për ndeshjen me Serbinë për kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Megjithatë, 26-vjeçari e ka dhënë “përgigjen” nga fusha e lojës. Në takimin e mbajtur sot mes KV Mechelen – Sint Truiden, miqtë fituan me shifrat 3 – 1. Pikërisht Muja shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 74.
Ky finalizim rezulton goli i parë me ekipin belg për shqiptarin, pas largimit nga Samsunspor. Me Kombëtaren, sulmuesi i majtë ka bërë 5 prezenca, pa e gjteur dot rrugën e rrjetës.
Goli i Arbnor Mujës
Poll