
Ardian Ismajli dhe Adrion Pajaziti
Kombëtarja jonë do të duelojë me Serbinë në 11 tetor, stadiumi i Leskovac, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Edhe pse trajneri Sylvinho thirr te Shqipëria dy lojtar jo në gjendje optimale si Ardian Ismajli dhe Adrion Pajazit, kjo dyshe është larguar për shkak të problemeve fizike. Në mediat serbe lajm i mësipërm ka krijuar eufori.
“Kurir” është një nga mediat sportive në Serbi që i ka dhënë jehonë, madje me ngjyra të larta emocionale. Më tej, shkruhet se Ismajli dhe Pajazit janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm dhe do jetë një problem i madh që Shqipëria të mbulojë këtë hendek në prapavijë e mesfushë.
Poll