
Arber Hoxha
Dita e sotme është shumë speciale dhe e veçantë për Arbër Hoxhën. Sulmuesi anësor i Kombëtares feston ditëlindjen.
Ai mbushi 27-vjeç. Këtë ditëlindje Hoxha do ta festojë në grumbullim, pasi siç dihet sot të gjithë futbollistët do të vihen nën urdhrat e Sylvinhos për të nisur përgatitjet për duelin me Serbinë.
E në këtë ditë të veçantë urimet për të janë të shumta dhe kështu Federata Shqiptare e Futbollit i uron gëzuar ditëlindjen dhe sa më shumë suksese me kuqezinjtë.
Siç dihet dueli me Serbinë do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në Leskovac. Përballje që është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Poll