Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Ndeshje deçizive për në Botëror”, Juljan Shehu premton "luftë": Shkojmë vetëm për 3 pikët në Serbi. Ulët Ramadanin në stol? Jemi shokë…

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshje deçizive për në Botëror”, Juljan
Juljan Shehu

Në konferencën e ditës së sotme ka folur Juljan Shehu. Mesfushori i Komëtares ka analizuar përballjen me Serbinë, ndërsa shpehet se ekipi pas disa ditëve stërvitje do të jenë gati të përballojnë këtë takim.

Gjithashtu ka theskuar se kuqezinjtë do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren dhe premtoi se do të japë maksimumin në fushë për të marrë rezultat pozitiv.

“Një ndeshje me presion, si e ndjen këtë sfidë. E përballon presion edhe jashë fushe? Ne jemi profesionistë dhe jemi futbollistë. Presioni për ne është gjë normale. Është ndeshje e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë për të marrë maksimin.

Çfarë keni biseduar mes lojtarëve për t’ia dalë me sukses. Ndeshja luhet në Leskovac? Ne jemi të përqendruar për këtë sfidë. Të tjerat nuk na përket ne. Ende nuk kemi folur me lojtarët dhe pavarësisht gjithçkaje, stadiumit, fushës, ne shkojmë për të marrë më të mirën.

Po e përjetoni këtë sfidë, e shihni si një finale që na çon drejt Botërorit? Është një ndeshje e një rëndësie të madhe. Nga kjo sfidë vendoset për rrugën drejt Botërorit. Jemi të përqendruar për të marrë maksimunin për këtë sfidë deçizive.

Morët vendin e Ramadanit në Kombëtare. Çfarë iu ka thënë Ramadani? Kemi marrëdhënie shumë të mirë. jemi shokë dhe pavarësisht kush luan do të japë më të mirën.

Po sjell te Kombëtarja atë që po bën në klub? Do të vazhdoj të bëj më të mriën time për Kombëtaren”, ka theksuar Shehu.

Poll

Lexo gjithashtu