Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Burnley “sfidon” Aston Villa, Scott Parker “BURGOS” Armando Brojën (FORMACIONET)

Shkruar nga NEWSPORT
Burnley “sfidon” Aston Villa, Scott Parker “BURGOS”
Scott Parker dhe Armando Broja

Pas pak minutash do të nis ndeshja mes Aston Villa – Burnley, e vlefshme për javën e 7-të në Premier League. Fakti që këto dy ekipet ndodhen pranë zonës së “ftohtë”, e bënë akoma më të “dyluftuar” përballjen.

Armando Broja nuk e ka nisur në asnjë rast si titullar nën urdhërat e Scott Parker në Premier League dhe u mendua se ky duel do të ishte i duhur, por që nuk ka ndodhur kështu.

Janë publikuar formacione dhe emri i sulmuesit shqiptar nuk i përket 11-shes startues, por në stol. E qartë se aventura te Burnley ka marrë trajtën e një “ferri”. Te Shqipëria, Broja analizohet si pika e referimit në sulm dhe prithshmërit për 24-vjeçarin në vigjilje të ndeshjes me Serbinë, 11 teteor, janë në “piedestal”.          

Burnley “sfidon” Aston Villa, Scott Parker “BURGOS”
FORMACIONET/ Aston Villa - Burnley

 

Poll

Lexo gjithashtu