Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Ndonjëherë nuk është e mjaftueshme", Myrto Uzuni në lot para Serbisë (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
"Ndonjëherë nuk është e mjaftueshme", Myrto Uzuni
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni shumë shpejt është kthyer në një lider te Austin në MLS. Sulmuesi shqiptar me paraqitjet e tij ka fituar vendin e titullarit, ndërsa udhëheq ekipin drejt rezultateve pozitive.

Por në finalen e Kupës në Amerikë, Austin u mposht nga skuadra e Nashville me rezultatin 2-1. Një sfidë ku Uzuni ishte edhe “djall edhe engjëll”. Fillimisht fitoi vetë një penallti, të cilën nuk e shfrytëzoi siç duhet. Por beratasi nuk u dorëzua dhe gjatë kësaj finaleje gjeti rrugën e rrjetës, por nuk mjaftoi për të barazuar shifrat.

Nëj sfidë e cila dukshëm e ka mërzitur dhe prekur shqiptarin, i cili nuk ka fshehur dot as lotët. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se skuadra dha gjithçka dhe ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç dihet dhe asnjëherë nuk është mjaftueshëm.

“Dhamë gjithçka që kishim në finale ????… ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme. Krenarë për luftën, krenarë për ekipin. Lotë sot, mësime nesër. Do të ngrihemi përsëri! Faleminderit tifozëve për mbështetjen e mrekullueshme”, ka shkruar Uzuni.

Sulmuesi siç dihet është pjesë e listës së Sylvinhos për ndeshjen me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Myrto uzuni ???? (@myrto_uzuni)

Poll

Lexo gjithashtu