Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Marash Kumbulla drejt largimit nga Roma, ish-trajneri kërkon ribashkimin me mbrojtësin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Marash Kumbulla drejt largimit nga Roma, ish-trajneri kërkon ribashkimin me
Marash Kumbulla dhe Jose Mourinho

Marash Kumbulla është shumë pranë largimit nga Roma. Mbrojtësi u rikthye në kryeqytetin italian, pas një gjysmë sezoni në formë huazimi te Sassuolo.

Megjithatë, ai nuk do të qëndrojë në Romë edhe për shumë gjatë, pasi Daniele De Rossi nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri. Ofertat për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare nuk mungojnë, teksa emri i ri i dalë në skenë është Parma.

Ekipi i sapongjitur në Seria A po përforcon ekipin për të qenë rival i denjë. Drejtuesit e klubit emilian e shohin Kumbullën si të duhurin për të rritur kualitetin e repartit difensiv, teksa pritet që të nisin dhe bisedimet mes palëve.

Në krahun tjetër, 24 vjeçari nga Malësia e Madhe vështirë ta refuzojë këtë ofertë, për shkak minutash, por edhe pse trajner i Parmës është Fabbio Pecchia.

Me këtë të fundit, Kumbulla ka punuar në kohën kur ishte pjesë e Hellas Verona dhe do të ishte një pikë kyçe në këtë transferim. Pritet të shihet si do të shkojnë bisedimet dhe nëse ky operacion do të mbyllet me sukses.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga