Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.
Pas ndeshjes foli për mikrofonin e Klan TV, Kristjan Asllani.
“Ndeshje me shumë emocione. Gjynah që nuk kemi marrë 3 pikë. Kemi hëngër 2 gola që mund t’i evitonim, në fund kishim rastin për 3-2. Mund të kishim bërë më shumë, po kjo është rruga.
Besova se do e merrte Modric topin, gjuajta me sy mbyllur, gabova golin, cfarë të bëj”, u shpreh Asllani”.
Poll