
Mario Mitaj
Al Ittihad është kthyer në një temë kryesore këto ditë. Pas shkarkimit të Laurent Blanc nga stoli, skuadra e kampionatit arab vijon të mbetet pa një trajner në krye të tyre.
Sot u përfol për emrin e Luciano Spallettit, por pas atyre spekulimeve Al Ittihad ka marrë një “kthesë” të fortë. Trajneri i ardhshëm i skuadrës së Mario Mitajt do të jetë Sérgio Conceição.
Këtë e ka raportuar eksperti i merkatos Fabrizio Romano. Siç bën të ditur gazetari italian, ish-trajneri i Milanit është gati të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Al Ittihad.
View this post on Instagram
Poll