Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Do të bëjmë krenar qytetin", Florent Hasani flet turqisht pas aventurës së re

Shkruar nga NEWSPORT
"Do të bëjmë krenar qytetin", Florent Hasani flet
Florent Hasani

Dje, Boluspor konfirmoi lëvizjen e një tjetër shqiptari në radhët e saj pas Dean Liços. Florent Hasani është pjesëtari më iri i klubit turk.

Ish-ekipi i Bregut të Dinamos prezantoi sulmuesin dardan që u mor nga kryeqyteti rumun. Ish-i i Tiranës la Rapidin në Bukuresht, një emër me traditë në Rumani për t’u bashkuar me ish-in e Skënderbeut.

Ish-sulmuesi i Superiores ka reaguar në turqisht në rrjetet sociale për transferimin në Turqi. Lojtari i golave është i lumtur për kapitullin e ri me "Bolun"-pseudonimi i Boluspor.

Hasani në mesazhin e tij thekson se dëshiron të krenojë qytetin e vogël turk dhe premton një “luftë” në terren për të arritur ngjitjen në Superligën e Rey Manajt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Florent Hasani (@florenthasani8)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga