Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Tiranës transferohet në Turqi, bashkohet me klubin e Dean Liços

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Tiranës transferohet në Turqi, bashkohet me
Florent Hasani

Florent Hasani ka gjetur skuadër të re. Ish-i i Superiores transferohet në Turqi pranë një shqiptari tjetër.

Ish-i i Tiranës që në këtë merkato u largua nga Rapid Bucuresti, tashmë ka kaluar në një aventurë të re në ligën e aprë turke. Duke parë minutat e pakta në Rumani, sulmuesi shqiptar vendsoi të largohet për të mirën e karrierës së tij nga ish-klubi i sulmuesit Rrahmani që luan krahë Laçit dhe Tucit.

Njeriu i golave me fanellën bardheblu zyrtarizohet me Boluspor, ish-ekipin e Dejvi Bregut dhe skuadrën aktuale të Dean Liços. Shqiptari shton koloninë e ishave të kampionatit shqiptar në klubin e Trendyol 1.Lig. Liço ka qenë pjesë e Skënderbeut, ndërkohë klubi i vogël bardhekuq shquhet për simpatinë ndaj vendit tonë, pasi në klub ka afruar dhe Isgandarlin, ish-in e Egnatias.

Florent Hasani shpreson që në klubin e ri të gjejë formën më të mirë dhe të rikthehet të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të tundi rrjetat e kundërshtarëve. Kontrata e lojtarit është 1 vit e gjysëm me Boluspor.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga