Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kontrabanda e produkteve sportive, FSHF-ja mesazh publik Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Shkruar nga NEWSPORT
Kontrabanda e produkteve sportive, FSHF-ja mesazh publik Drejtorisë së
FSHF

FSHF është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për një tjetër veprim të suksesshëm në kuadër të luftës kundër kontrabandës së produkteve sportive që mbajnë logon dhe markat e mbrojtura të FSHF-së.

FSHF e mirëpret këtë ndërhyrje dhe falënderon publikisht Drejtorinë e Doganave për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në evidentimin dhe ndalimin e produkteve të falsifikuara, të cilat cenojnë rëndë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe dëmtojnë të ardhurat legjitime të sportit shqiptar.

Shitja dhe shpërndarja e produkteve zyrtare përbën një burim të rëndësishëm të të ardhurave për zhvillimin e futbollit, nga futbolli bazë deri te ekipet kombëtare, ndaj çdo përpjekje për të mbrojtur këtë zinxhir ekonomik është thelbësore për të ardhmen e sportit në vend.

FSHF mbetet e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore në luftën kundër informalitetit dhe kontrabandës, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të garantuar një mjedis të qëndrueshëm për sportin shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga