Kanë përfunduar ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës “Kategoria e Parë” në futbollin amator 5×5, duke përcaktuar katër skuadrat që do të vijojnë garën në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.
Katër skuadrat gjysmëfinaliste janë Supreme 5×5, Luminesen 5×5, FC Priska dhe Raja Sistem.
Në çerekfinale, Supreme 5×5 fitoi ndaj Union Bank 5×5 me rezultatin 4-1, ndërsa Luminesen 5×5 triumfoi përballë Barrikada A 5×5 me shifrat 5-3. FC Priska u tregua superiore ndaj FC Alpha, duke fituar 9-3, ndërsa Raja Sistem mundi Mici Konstruksion me rezultatin 5-2.
Pas përfundimit të kësaj faze, janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinale të Kupës “Kategoria e Parë” 5×5, ku priten përballje të forta dhe spektakël.
Supreme 5×5 do të përballet me Raja Sistem, ndërsa Luminesen 5×5 do të ndeshet me FC Priska.
Kompeticioni vijon të konfirmojë nivelin në rritje të futbollit amator 5×5, me skuadrat gjysmëfinaliste që synojnë finalen dhe trofeun e Kupës “Kategoria e Parë”.
Rezultatet:
Union Bank 5×5 vs Supreme 5×5 1:4
Barrikada A 5×5 vs Luminesen 5×5 3:5
FC Alpha vs FC Priska 3:9
Raja Sistem vs Mici Konstruksion 5-2
Gjysmëfinalet:
Supreme – Raja Sistem
Luminesen – FC Priska
