Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Hapen regjistrimet për kursin e licencës UEFA C për trajnerë në Tiranë, kriteret dhe afatet për regjistrim

Shkruar nga NEWSPORT
Hapen regjistrimet për kursin e licencës UEFA C për trajnerë
Kursi i licences UEFA

Federata Shqiptare e Futbollit fton të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të hedhin hapin e parë në formimin profesional si trajnerë, të aplikojnë për kursin UEFA C, i cili do të zhvillohet në Tiranë gjatë vitit 2026.

Programi UEFA C ofron njohuri bazë dhe praktike për trajnerët e rinj, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, metodologjinë e stërvitjes dhe parimet bazë të drejtimit të skuadrave.

Pjesëmarrja në këtë kurs është e hapur për ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, si edhe për persona të apasionuar pas futbollit që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë profesionale në këtë fushë.

Kursi do të organizohet në tre faza, sipas këtij kalendari:

09–12 mars
22–25 mars
14–16 prill 2026
Kriteret për aplikim:

Mosha minimale 20 vjeç (e mbushur deri në përfundim të afatit të aplikimit);
Diplomë e shkollës së mesme;
Informacion mbi aktivitetin aktual (profesion, angazhim në sport, etj.);
Numër kontakti, datëlindje dhe vendlindje;
Mungesat e lejuara: maksimumi 10% e kohëzgjatjes së kursit.
Kërkesa për regjistrim mund të dërgohet:

në adresën e email-it [email protected], ose
fizikisht në sekretarinë e FSHF-së, në adresën:
Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë.


Dokumentacioni i nevojshëm duhet të dërgohet në adresën e email-it [email protected].

Afati i fundit për aplikim është data 13 shkurt 2025. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.

Poll

Lexo gjithashtu