Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Futsal Junior/ Radha e ekipeve U-9 për të zbritur në parket, merr pjesë edhe një skuadër fëmijësh nga Gostivari

Shkruar nga NEWSPORT
Futsal Junior/ Radha e ekipeve U-9 për të zbritur në parket, merr
Futsal Junior

Pas emocioneve dhe energjisë së sjellë nga turnetë “Futsal Junior” për grupmoshat U-13 dhe U-11, aktiviteti vijon këtë fundjavë me turneun për grupmoshën U-9. Ky turne do të bëjë bashkë fëmijët më të talentuar në një tjetër festë të futbollit, ku fokusi është te promovimi i lojës që në moshë të hershme, argëtimi dhe formimi sportiv i brezit të ri.

Ashtu si edhe turnetë e mëparshme, turneu U-9 është një organizim i SHRF Tiranë, në bashkëpunim me APR  dhe me mbështetjen e Federatës së Futbollit.

Në këtë turne që do të zhvillohet në Parkun Olimpik “Feti Borova” do të marrin pjesë 16 ekipe, të cilat do të garojnë nga e premtja deri të dielën, të ndara në katër grupe. Një risi për këtë grupmoshë është edhe pjesëmarrja e ekipit “KF Besa Global – Gostivar”, që i jep turneut një dimension më të gjerë dhe ndërkombëtar.

Ekipet pjesëmarrëse dhe ndarja e grupeve:

Grupi A: Tirana, EMV Rinia, Dyrrah City, AF Dajti

Grupi B: KF Besa Global – Gostivar, East Park, Titans, FBA

Grupi C: Triumph, Holle, Don Bosko, Lapraka Sport

Grupi D: KSP Junior, Astir, Tekstil, TR 19 Akademi

Organizimi i turneve të tilla konfirmon fokusin e Federatës dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë në zhvillimin e futbollit bazë dhe ndërtimin e brezave të ardhshëm të futbollistëve.

Poll

Lexo gjithashtu