Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, Armand Duka: Puna juaj është pasion dhe përkushtim

Shkruar nga NEWSPORT
Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, Armand Duka: Puna
Armand Duka

Dita e sotme është mjaft e veçantë për gazetarët sportivë. Sot, është Dita Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, teksa një mesazh urimi nuk ka munguar as nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Presidenti Duka i cilëson ditë të veçantë, duke vlerësuar gjithashtu punën e gazetarëve. Kreu i FSHF-së thekson se puna e bërë nga gazetarët sportivë është me pasion dhe përkushtim.

Postimi i Armand Dukës:

Në një ditë të veçantë, në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Federatës së Futbollit për gazetarët sportivë, ata që pasqyrojnë çdo emocion e sfidë të sportit e në veçanti të futbollit.
Ashtu si futbolli, edhe puna juaj është pasion dhe përkushtim përmes së cilës ndërtohet edhe një urë lidhëse me publikun, i cili një pjesë bëhet pjesë e këtij sporti si tifoz e një pjesë tjetër edhe e praktikon.
Falë jush zëri i futbollit shqiptar shkon kudo, duke përcjellë çdo informacion me profesionalizëm.
Le të vazhdojmë misionin tonë, ta çojmë futbollin kudo dhe ta promovojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga