Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

180 minuta në "Air Albania" dhe me klubin nuk mjaftojnë?! Sylvinho “fshin” nga lista mbrojtësin e preferuar

Shkruar nga NEWSPORT
180 minuta në "Air Albania" dhe me klubin nuk mjaftojnë?!
Enea Mihaj

Ditën e sotme, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë. Një mungesë bie në sy në repartin difensiv.

Enea Mihaj, nuk është pjesë e kuqezinjve për këto dy ndeshje vendimtare, në rrugëtimin drejt Botërorit 2026. Edhe pse ai luajti 90 minuta përballë Jordanisë në “Air Albania” dhe më pas 90 minuta me ekipin e tij, Atlanta United, duket se nuk ka mjaftuar për teknikun brazilian.

Ai ka lënë jashtë një nga lojtarët e tij të preferuar siç është Mihaj, i cili ka marrë rregullisht ftesën e Sylvinhos. Në vend të tij, duket se stafetën e ka marrë Klisman Cake, i cili debutoi pikërisht përballë Jordanisë.

Poll

Lexo gjithashtu