Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Futbollistët e mi luajtën për tregun sot, te Pogradeci paguhen mirë”, Nikaj i beson Burrelit të tij: S’kemi frikë asnjë kundërshtar!

Shkruar nga NEWSPORT
“Futbollistët e mi luajtën për tregun sot, te Pogradeci
Samuel Nikaj

Burreli ka fituar në shtëpi përballë Pogradecit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në “Liri Ballabani”, përfundoi 2-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Samuel Nikaj.

“Edhe ne vinim nga një seri jo e mirë rezultatesh. Sot ishim të karikuar dhe luanim përballë një skuadre e mirëinvestuar. Lojtarët tanë donin të tregonin sot që të dilnin në treg, sepse se dinë se te Pogradeci paguhen mirë.  

Kjo skuadra e jonë pretendon me kap sa më shpejtë 45 pikë, që është limiti për të shpëtuar nga rënia. Neve na mungojnë 4 pikë, por nuk jam tip që ankohem, mund të ishim edhe në vend e 3-të. Edhe një hap i gabuar, na dërgon në vallen tonë. Moto ime ka qenë që çdo ndeshje është si finale. Me përjashtim të Korçës, Laçit dhe Besa deri diku, ekipet e tjera jemi aty-aty. S’kemi frikë asnjë kundërshtar.

Njerëzit që më njohin e dinë se jam tifoz i Simeones dhe Atletico Madrid. Ne ndërtonim 3-2-5, duke kaluar lojtarë në krahun e djathtë dhe duke luftuar për topin e dytë. Mesfushorët e mi janë agresivë. Në pjesën e parë ia dolëm, ndërsa në fillim të së dytës, nuk bëmë aq mirë. Jemi ekip modest, s’kemi luks për të zgjedhur.

Pogradeci është shtëpia ime e dytë, lezetin që përjetova kur dola kampion në Kategorinë e Dytë, se kam përjetuar në asnjë vend. Sa shpres të jep Burreli për suksese? Unë këtë vit erdha për të marrë një ekip, që mos të kem stresin për t’u ngjitur në kategori. Gjithmonë kam punuar me stres, thashë të marr ekip të mesit tabelës, por futbolli ka stres”, tha Nikaj.

Poll

Lexo gjithashtu