Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Pamjet "thyejnë" rrjetin! Plas mes Balliut dhe trajnerit, futbollistët ndërhyjnë për t’i ndarë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pamjet "thyejnë" rrjetin! Plas mes Balliut dhe trajnerit,
Ivan Balliu - Inigo Perez

Fitorja 3-2 e Rayo Vallecano ndaj Lech Poznan në Ligën e Konferencës u shoqërua me tensione brenda skuadrës spanjolle. Incidenti ndodhi pas zëvendësimit të Ivan Balliut në minutën e 55-të, moment kur mbrojtësi shqiptar pati një debat me trajnerin Inigo Perez.

Sipas mediave spanjolle, përplasja mes tyre u përshkallëzua dhe u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën. Trajneri Perez, i cili u pa i tensionuar gjatë gjithë ndeshjes, nuk doli më pas në konferencën për shtyp.

Klubi njoftoi se ai nuk ishte ndjerë mirë pas ndeshjes, por pamjet dhe dëshmitë nga pankina kanë ngritur dyshime për një krisje të marrëdhënieve mes trajnerit dhe Balliut, pavarësisht fitores spektakolare të skuadrës. 

Siç shihet qartë edhe në video, trajneri po debaton ashpër me Balliun e ulur në stol. Kujtojmë se ky i fundit do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare, duke mos munguar në listën e publikuar sot nga Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu