Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

"Ai është idhulli im!", Alcaraz përlotet për tërheqjen e Rafael Nadal

Shkruar nga NEWSPORT
"Ai është idhulli im!", Alcaraz përlotet për
Rafael Nadal

Carlos Alcaraz u shpreh dje se përballja e sotme me Rafael Nadal do të jetë një moment i vështirë për t’u përjetuar. Dy “super tenistët” përplasen sot në Arabinë Saudite për një vend në finale në “6 Kings Slam në kryeqytetin e sheikëve, Riad.

Ajo që e bën këtë takim interesant përveç klasit të dy tenistëve dhe kombësisë spanjolle,, është momenti që po përjeton nadal. Legjenda e tenisit botëror shpalosi vendimin se do të tërhiqet nga sporti të cilit i kushtoj jetën. Kështu, këto turne drejt fundit të karrierës janë një mundësi “e artë” për të koleksionuar çmimet e fundit të një jete mes titujve.

Mirëpo përballë qëndron i riu alcaraz. Ai i ka hapur shumë Djokoviç në tyrne madhor dhe është sensacioni i momentit pas 3-shes së famshme që ka dominuar tenisin për dekada. 21 vjeçari e ka cituar Nadalin si idhullin e tij dhe se e vlerëson për vlerat sportive e humane.

Nadal është heroi im! Ai është një person i rëndësishëm në jetën time, gjithmonë e kam parë plot adhurim. Tani që edhe do të tërhiqet bëhet shumë e vështirë për mua të luajë kundër tij. Pa rafan nuk do të kisha një arsye për t’u bërë profesionist në lojën e tenisit”, u shpreh fituesi në fuqi i Ëimbledon dhe French Open, dy Grand Slam-et më të vlefshëm në historinë e sportit të tenisit.

Mbetet për t’u parë si do të shkojë ky takim mes emocioneve, agresivitetit sportiv, mirënjohjes dhe lotëve të hidhërimit për “El Grande” Nadal.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga