
Në Koosvë janë zhvilluar zgjedhjet komunale, ku janë zgjedhur dhe shumë kryetarë të rinj. Shumë klube të Superligës varen drejtpërsëdrejti me komunat, pasi janë në zotërim të tyre. Disa ekipe madje janë përdorur edhe për të bërë fushatë. Ish-futbollisti i Besës së Kavajës, i cili drejton skuadrën e Vëllaznimit në Kosovë, Ismet Munishi ka folur në lidhje me ndikimin e politikës në sport. Munishi tha se ka parti të cilat nuk kanë lidhje me sport që kërkojnë vetëm të përfitojne dhe nuk e ndihmojnë aspak.
"Politika duhet të jetë e afërt me sportin në kuptimin për t'i ndihmuar, por jo për ta politizuar atë. Ka parti politike që e duan sportin dhe janë të gatshme ta ndihmojnë. Por ka edhe parti që nuk kanë lidhje me sport dhe prej tyre nuk mund të presësh mbështetje. Po flas për mbështetje financiare e jo për ndërhyrje politike. Në secilën komunë sporti ka nevojë për mbështetje financiare", përfundoi Munishi.