Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ 22 ndeshje me Partizanin në Superiore, mbrojtësi firmos me bardheblutë e kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 22 ndeshje me Partizanin në Superiore, mbrojtësi firmos me
Leart Zekolli

Leart Zekolli është futbollisti më i ri i Prishtinës së Re. Mbrojtësi kështu ka nisur një aventurë te re në karrierën e tij futbollistike.

Klubi nga Superliga e Kosovës e ka prezantuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kryeqytetasit i urojnë sa më shumë suksese me fanellën e tyre bardheblu.

“Leart Zekolli është pjesë e KF Prishtina e Re

KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të prezantojë afrimin e Leart Zekollit, mbrojtës i djathtë 24-vjeçar, i cili i bashkohet skuadrës pas një rrugëtimi të pasur në disa kampionate të rajonit.

Gjatë karrierës së tij, Zekolli ka qenë pjesë e KF Trepça në Kosovë, KS Besa dhe Partizani në Shqipëri, si dhe Zmaj Makarska në Kroaci, duke fituar përvojë në ambiente dhe stile të ndryshme futbolli. Së fundmi, ai ishte pjesë e KF Feronikeli 74.

Me disiplinë taktike, angazhim dhe përvojën e fituar në disa kampionate, Leart Zekolli pritet të jetë një përforcim i rëndësishme për skuadrën tonë.

Mirë se erdhe, Leart!

Të urojmë shumë suksese me fanellën tonë! “, ka shkruar klubi i Prishtina e Re.

Siç dihet 24-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Ferronikelit, ndërsa në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit. Me të kuqtë në Superiore ka luajtur në 22 ndeshje, në total 729 minuta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Prishtina e Re (@kf_prishtinaere)

Poll

Lexo gjithashtu