Kategoria e Pare
Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet e fundit të javës së 21-të të kampionatit. 2 duele mjaft të rëndësishme dhe shumë të luftuara do të luhen paralelisht në orën 13:30.
Besa e Kavajës pret Luftëtarin, me vendasit që synojnë fitoren për të tentuar një vend në “Play-Off”. Ndërkohë nga krahu tjetër gjirokastritët kërkojnë 3 pikët “jetike” për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës.
Takimi tjetër i ditës së sotme është mes Burrelit dhe Ilirisë. Edhe ky do të jetë një 90-të minutësh shumë i luftuar, ku matjanët synojnë të “blindojnë” pozicionin e tyre në “Play-Off”, teksa Iliria gjithashtu synon vazhdimësinë dhe qëndimin në “top-6”-she.
NDESHJET:
BESA - LUFTËTARI
BURRELI - ILIRIA
Poll
