
Vllaznia do të presi në orën 16:45 në stadiumin "Loro Boriçi", Tiranën. Klasikja e futbollit shqiptar premton spektakël me shkodranët që kryesojnë Superligën pas 2 javësh, ndërsa bardheblutë vijnë me "petkun" e kampionit. Në Shkodër kërkojnë me çdo kusht fitoren dhe për këtë arsye sponsori Xhaferri ka motivuar lojtarët me një premio prej 6 milionë lekës të vjetra.
Trajneri Brdariç e ka grupin e plotë dhe tashmë ka vendosur edhe për 11-shen titullare. Duke parë që skuadra ka fituar 4 ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës, trajneri nuk do të ndryshojë formacion dhe do të luajë me të njëjtët lojtarët.
Formacioni i mundshëm: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevksi, Kruja, Krymi, Marku, Da Silva, Imeri, Dilaver.