
Julian Ahmataj mund të jetë trajner i Kukësit për sezonin e ri futbollistik. Në krye të klubit është emëruar Pero Pejiç si drejtor sportiv, pas largimit të Nderim Nexhipit nga ky post. Kroati ka njohje të shumta në Kroaci dhe pritet një bashkëpunim frytdhënës me klubin verilindor. Sakaq pankina është ende bosh pas divorcit me Mirel Josën.
Burime të besueshme pranë kuksianëve tregojnë për newsport.al që puna e Ahmataj te Tirana ka lënë shije të mirë te drejtuesit e Kukësit. Ishte pikërisht ish-mbrojtësi ai që pikasi disa talente te bardheblutë duke i dhënë hapësira në formacionin titullar. Vlen të veçohet Jurgen Çelhaka që dy sezonet e fundit ka qenë ndër më të mirët në kampionatin shqiptar.
Politikat e verilindorëve për edicionin ri priten të diktohen pikërisht nga Pejiç dhe një njohës i mirë i talentëve si Ahmataj, do të mund t'i shërbente financave të klubit në një të ardhme me rekrutimin e tyre te Kukësi.