Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ Titulli kampion vetëm 3 pikë larg, 10 arsyet pse PARTIZANI fiton sot kundër TIRANËS

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Titulli kampion vetëm 3 pikë larg, 10 arsyet pse PARTIZANI

Sot, Partizani do të luajë kundër Tiranës ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të dy ekipet.

Të kuqtë do të tentojnë fitoren për të zyrtarizuar titullin kampion, ndërsa bardheblutë duan triumfin për të forcuar pozitat e qëndrimit në elitë.

Para kësaj sfide, newsport.al ka analizuar ndeshjen dhe ka renditur më poshtë 10 arsyet se pse sot Partizani fiton kundër Tiranës.

- Luan si pritës dhe ka me vete praninë e madhe të tifozëve.
-  Partizani është bërë "usta" i derbit dhe një sfidë të tillë ka treguar se di ta fitojë.
- 3-pikëshi kundër Tiranës e shpall matematikisht kampion dhe fitorja është detyrim.
- Ka një trajner si Skënder Gega që ka treguar se di ta lexojë mirë skuadrën e tij edhe në momente të vështira.
- Prapavija e kuqe është më e mira në Superligë me vetëm 17 gola të pësuar.
- Presidenti Gaz Demi ka premtuar premio për titullin kampion, pra nëse arrihet, "xhepat" mbushen që sot.
- Ka në skuadër një lojtar si Esat Mala që shpesh herë ka arritur të zgjidhë vetë sfidën.
- Të kuqtë janë favoritë pasi presioni është në anën e kundërshtarëve.
- Ka sulmin më të mirë në Superligë me 41 gola të shënuar.
- Ka organikë cilësore dhe pavarësisht mungesave, të gjithë janë të gatshëm për të startuar nga minuta e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga