Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ "Më i shëndoshi në portë dhe rroveshatat në beton", 20 rregullat e pashkruara të futbollit amator

Shkruar nga NEWSPORT

Të gjithë kur kanë qenë të vegjël, në fëmijërinë e tyre kanë luajtur të paktën njëherë futboll, me shokët e lagjes. Nuk përfsihet këtu brezi i ri i smartphonave, që e ka më mbarë të luajë virtualisht, sportin më të dashur në botë.

Por, ky futbolli i "lagjeve" kishte një rregullore të pashkruar, që të gjithë binin dakord, sikur të ishin ligje.

Më poshtë janë 20 rregullat e këtij futbolli amator, që ka lindur me mijëra e mijëra futbollist profesionist:

1- Më i shëndoshi do të ishte në portë.

2-Loja mbaron kur të gjithë janë të lodhur.

3-Edhe pse loja mund të jetë 20-0 mund të shkojë 20-20, pa e kuptuar askush se si ka ndodhur.

4-Nuk ka arbitër.

5-Nuk ezkiston pozicioni jashtë-loje.

6-Nëse ai që ka topin inatoset, ikën dhe mbaron loja.

7-Dy më të mirët nuk mund të jenë kurrë në një ekip.

8-Ai që e hedh topin shumë larg, shkon dhe e merr.

9-Nëse goli është i dyshimtë, të gjitha zgjidhen me një penallti.

10-Kur je i fundit që të zgjedhin në ekipin e tyre, është një zhgënjim shumë i madh.

11-Loja do të ndalojë vetëm nëse kanë lojtarët shumë etej dhe do të vazhdojë rregullisht.

12-Ata që nuk dinë të luajnë qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje.

13-Ndeshjet më të bukura luhen nën shi.

14-Nëse ka shumë makina të parkuara në rrugë, nuk na intereson fare.

15-Nëse luhet me bast, është njësoj sikur te luash në finalen e Botërorit.

16-Porta përbëhet vetëm nga dy gurë të mëdhenjë.

17-Loja ndërpritet vetëm kur kalon një makinë.

18-Nëse topi ngec poshtë ndonjë makine, duhet ta nxjerrësh me dorë.

19-Nëse njëri vjen me vonesë, automatikisht del nga loja më i dobëti që vendoset me "inate".

20- Rroveshatat në beton janë vetëm për më të mirët.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga