• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
KRYESORE

SPECIALE/ Kontratat e futbollistëve në Superiore, si çmimi i naftës në Shqipëri

August 5, 2022 KRYESORE, SUPERIORE, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
SPECIALE/ Kontratat e futbollistëve në Superiore, si çmimi i naftës në Shqipëri
KRYESORE

Nga Retin TOKA
Vrasje, aksidente, korrupsione apo krime, këto janë fjalët më të shpeshta, bashkëudhëtare të jetës në shoqërinë shqiptare. E ndërsa në botë zhvillimi ecën me ritme të shpejta, çuditërisht në vendin tonë po ndodh e kundërta. Emigrimi për një jetë më të mirë jashtë trojeve shqiptare është rritur me shifra të frikshme. Të shumtë janë ata që e duan vendin e tyre, por mes skepticizmit dhe pasigurisë për të ardhmen, zgjedhin të provojnë fatin e tyre në një shtet tjetër, qoftë edhe fqinj të Shqipërisë. Kush nuk do të donte të qëndronte në shtëpinë e tij, pranë familjes së vet? Të gjithë, padyshim!

E ndërsa shkruaj këto rreshta, të gjithë mund të pyesin se ç’lidhje ka kjo me futbollin. Jeta sociale është e lidhur ngushtë me zhvillimet politike, tërësinë e veprimeve që përbëjnë atë që quhet qeverisje. Qeveria është pikërisht si një makineri, që nëse do të prishet një ingranazh, i tërë sistemi funksionon së prapthi. Ç’është e vërteta, futbolli në Shqipëri ka evoluar. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një punë galopante në zhvillimin e sportit në vend, megjithatë pa mbështetjen e qeverisë është shumë e vështirë të arrijë në nivelet që të gjithë presin.

Ligji i Sponsorizimit është domosdoshmëri në zhvillimin e futbollit, por me gjithë premtimet e përhershme, qeveria s’e ka vënë ujin në zjarr. Biznesmenë të ndryshëm kanë shpenzuar paratë e familjes së tyre për të mbajtur në të tilla nivele skuadrat e futbollit shqiptar, veçanërisht të elitës. Duhen përgëzuar sepse nuk po heqin dorë as në kohën e një krize të madhe ekonomike që ka pushtuar gjithë Europën. Megjithatë problemet janë të pashmangshme edhe në klubet e futbollit. Edhe pse sistemi legjislativ ka evoluar, ende hasemi me gjyqe të mbartura, ku drejtuesit detyrohen të paguajnë mijëra euro për paaftësinë e jursitëve të tyre. Zgjidhja do të qe shumë e thjeshtë: Një student nga bankat e shkollës, jepi mundësinë të trajnohet në Europë për sistemin e futbollit dhe shumë burokraci do të zhdukeshin.

Por, si në çdo administratë shtetërore apo subjekt privat, ata që ngulin “këmbë” janë të pazëvendësueshëm, sidomos kur qëndrojnë këmba-këmbës pranë drejtuesit të tyre. Nuk mund të pretendohet në Shqipëri që futbolli të jetë kaq i ndarë nga jeta shoqërore. E nëse në një shtet ka një mijë e një halle, kjo do të pasqyrohet edhe në lojën më të ndjekur në botë. Kombëtarja kuqezi e provoi dhe ia doli një herë të vetme të përballet në skenën europiane. Por, në klubet shqiptare problemet janë të përditshme dhe shpeshherë qesharake.

Në këtë krizë të madhe ekonomike botërore, çmimet janë rritur ndjeshëm edhe në vendin tonë. Në një shtet normal, me detyrën për të bërë rregullatorin, do të kishte shumë subvencione pikërisht në këtë periudhë kur duhet. Federata Shqiptare e Futbollit e bëri në periudhën e pandemisë duke mbështetur gjitha klubet me paga minimale për lojtarët e tyre. Po qeveria? Një pyetje që nuk mund të marrë përgjigje. Ndërsa lufta në Ukrainë duket në një lloj qetësie, në Shqipëri çmimet vetëm rriten. Natyrshëm në botën e sportit të shkon mendja menjëherë te kontratat e futbollistëve. Kur ata performojnë dhe bëjnë mirë, nuk ka shpërblime. Përkundrazi zbatohet marrëveshja e nënshkruar në fillim të sezonit. Ndërsa kur për një shkak ose një tjetër nuk ka rezultate, krejt papritur mund të bëhesh edhe “kokë turku”.

Rasti Egzon Belica është më i freskëti i futbollit shqiptar. Respekti i treguar nga 31-vjeçari për fanelën e kuqe, së paku duhej kthyer me të njëjtën monedhë. Një kontratë 2-vjeçare e firmosur nga ai nuk po zbatohet nga palët. Dhe si për të ulur tensionin prezent, në media të ndryshme raportohet se futbollisti “paska marrë leje për probleme personale”. Kjo s’është aspak e vërtetë, përkundrazi ai ndodhet në Tiranë për të mësuar përfundimisht se çdo të vendoset për aspektin financiar. Duket si situata e naftës në vend. Kur çmimet në bursë rriten, edhe çmimi i karburantit në vend rritet menjëherë. Ndërsa kur ulet, numrat vijojnë të jenë po njësoj. Edhe te kontratat e lojtarëve: Kur nuk ka rezultate për shkaqe të ndryshme që nuk lidhen me lojtarin, duhet shkurtuar buxheti. Kur mund të arrihet Europa, zbatohet thjeshtë kontrata e firmosur. “Eh moj Shqypni, e mjera Shqypni”, ka shkruar i madhi Pashko Vasa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Previous article ZYRTARE/ Skënderbeu e la të lirë 1 vit më parë, klubi shqiptar fiton 400 mijë euro nga sulmuesi

Skuadrat e kampionatit shqiptar dështuan në këtë sezon në Kupat e Europës. Si mendoni, ku është problemi?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

ZYRTARE/ Skënderbeu e la të lirë 1 vit më parë, klubi shqiptar fiton 400 mijë euro nga sulmuesi
August 5, 2022

ZYRTARE/ Skënderbeu e la të lirë 1 vit më parë, klubi shqiptar fiton 400 mijë euro nga sulmuesi

ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos, Erzeni prezanton lojtarin që refuzoi Tiranën
August 5, 2022

ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos, Erzeni prezanton lojtarin që refuzoi Tiranën

Rivalitet i ashpër, thuajse gjysma e Superiores me mendjen te titulli kampion
August 5, 2022

Rivalitet i ashpër, thuajse gjysma e Superiores me mendjen te titulli kampion

Mbrojtja “blindohet” me afrimin e fundit, Erzeni fiton shërbimet e lojtarit kampion
August 5, 2022

Mbrojtja “blindohet” me afrimin e fundit, Erzeni fiton shërbimet e lojtarit kampion

Partizani i “humbi” shkëlqimin, NGOO afër nënshkrimit me klubin e Superiores
August 5, 2022

Partizani i “humbi” shkëlqimin, NGOO afër nënshkrimit me klubin e Superiores

Mund të përfaqësonte Shqipërinë, lojtari i Juventus grumbullohet me Italinë e moshave
August 5, 2022

Mund të përfaqësonte Shqipërinë, lojtari i Juventus grumbullohet me Italinë e moshave

Lajmet e fundit

___

Aug 5 2:00 PM
KRYESORE

SPECIALE/ Kontratat e futbollistëve në Superiore, si çmimi i naftës në Shqipëri

Aug 5 1:44 PM
KOSOVA

ZYRTARE/ Skënderbeu e la të lirë 1 vit më parë, klubi shqiptar fiton 400 mijë euro nga sulmuesi

Aug 5 1:31 PM
BOTA

Garancia e Brojës e ka emrin Tuchel, trajneri e “projekton” si numrin 9

Aug 5 1:29 PM
BOTA

Garancia e Brojës e ka emrin Tuchel, trajneri e “projekton” si numrin 9

Aug 5 1:08 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos, Erzeni prezanton lojtarin që refuzoi Tiranën

Aug 5 12:56 PM
VENDI

Rivalitet i ashpër, thuajse gjysma e Superiores me mendjen te titulli kampion

Aug 5 12:34 PM
VENDI

Mbrojtja “blindohet” me afrimin e fundit, Erzeni fiton shërbimet e lojtarit kampion

Aug 5 12:15 PM
VENDI

Partizani i “humbi” shkëlqimin, NGOO afër nënshkrimit me klubin e Superiores

Aug 5 11:55 AM
KOMBETARJA

Mund të përfaqësonte Shqipërinë, lojtari i Juventus grumbullohet me Italinë e moshave

Aug 5 11:37 AM
VENDI

ZYRTARE/ Çudirat e futbollit shqiptar, klubi ndërpret bashkëpunimin me mesfushorin

Aug 5 11:21 AM
BOTA

Chelsea i jep fund dyshimeve, “dhuratë” BROJËS para fillimit të sezonit

Aug 5 11:04 AM
KOMBETARJA

LISTA/ Miqësorja me Italinë, Cungu zbardh 20 emrat kuqezi

Aug 5 10:48 AM
BOTA

Basti i dyshimtë për XHAKËN, zbulohet emri i ish-lojtarit shqiptar që u përfshi

Aug 5 10:28 AM
KOSOVA

2 herë “Këpuca e Artë”, ish-i  Skënderbeu del nga burgu dhe vazhdon karrierën me klubin shqiptar

Aug 5 10:10 AM
VENDI

Kukësi pa kursim në merkato, verilindorët shqetësohen nga rregulli i futbollit shqiptar

Aug 5 9:52 AM
BOTA

Merrni frymë thellë… sot rikthehet futbolli në 3 liga kryesore të Europës (NDESHJET)

Aug 5 9:32 AM
KRYESORE

Partizani s’gjen qetësi, 4 pjesëtarë trazojnë ujërat brenda familjes së kuqe

Aug 5 9:17 AM
Conference League

“PROVOKACIJA”, mediat serbe e kanë me Shkëndijën! I “qahen” UEFA-s për ngjarjet në Suedi

Aug 5 8:59 AM
KRYESORE

Pasardhësi i Skënderbeut “të artë”, Tirana dallon nga klubet e Superiores

Aug 5 8:42 AM
KRYESORE

Vllaznia e kontaktoi para Europës, Partizani i “shkel syrin” ish-sulmuesit kuqezi

Aug 5 8:23 AM
KRYESORE

Drejtori i jep “duart” Laçit, presidenti LASKA ia beson ish-mbrojtësit serb detyrën e re

Aug 5 12:18 AM
BOTA

Në Angli e donin të gjithë, mbrojtësi merr vendimin e rëndësishëm

Aug 4 11:46 PM
BOTA

Rezultate pozitive në ndeshjet e para, Conference League i buzëqesh shqiptarëve

Aug 4 11:20 PM
BOTA

Shkaktuan furtunë te Laçi, Petrocub turpërohet në ndeshjen e radhës të Conference League

Aug 4 11:01 PM
VENDI

Test pozitiv i Teutës, durrsakët bindin ndaj Tërbunit

Aug 4 10:39 PM
Conference League

Daja mban me këmbë në tokë Ballkanin: Do të jetë e vështirë, shkojmë me një gol avantazh

Aug 4 10:15 PM
Conference League

VIDEO/ 5 gola vendosin ndeshjen, Ballkani i Ilir Dajës “toleron” në fund

Aug 4 9:50 PM
Conference League

VIDEO/ Shkëndija ia del të marrë një barazim me vlerë, çdo gjë e hapur për ndeshjen e kthimit në Tetovë

Aug 4 9:36 PM
VENDI

E BUJSHME/ Skënderbeu s’i ndahet “huqit të vjetër”, lojtari i Seria A firmos me korçarët

Aug 4 9:12 PM
VENDI

E FUNDIT/ Testi i rradhës në Ohër, Egnatia nuk gjen dot rrugën e rrjetës

Aug 4 8:56 PM
Conference League

VIDEO/ Ballkan i artë në 45 minuta, e pabesueshme ç’bën ekipi i Dajës në Conference League

Aug 4 8:41 PM
BOTA

Talenti i Barcelonës transferohet në Amerikë, gjysma e kartonin do t’i përkas ekipit blaugran

Aug 4 8:19 PM
VENDI

Komiteti Olimpik Shqiptar përgatitet për “KONYA 2021”, 13 sportistë do të përfaqësojnë Shqipërinë

Aug 4 8:04 PM
VENDI

Vllaznia mendon për të ardhmen, shkodranët arrijnë marrëveshjen me Akademinë e “filizave”

Aug 4 7:50 PM
Conference League

VIDEO/ 2 gola vendosin pjesën e parë, Shkëndija bën xixa në 45 minuta

Sondazh

Skuadrat e kampionatit shqiptar dështuan në këtë sezon në Kupat e Europës. Si mendoni, ku është problemi?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P