Edhe pse përfaqsuesja jonë u mund nga skuadra Zviceriane, tifozat kuqezi i mbështetën dhe pas ndeshjes duke i dhënë zemër për ndeshjet pasardhëse. Shqiptarët ishin të shumtë në stadiumin Bollaert – Delelis në Lens. Përfaqsusja kuqezi kishte një mbështetje të madhe, të cilët shpalosen dhe flamurin gjigand kuqezi. Ajo që ra në sy te tifozat shqiptarë, ishte futja e lëndëve pyro-teknike në stadium. Nëse skuadra jonë humbi, tifozat e kanë fituar ndeshjen e tyre. “Ultras-tifo.net” i thur elozhe mbështetësve kuqezi: “Bravo shqiptarët! Një mbështetje e mirë për Kombëtaren Shqiptare. Një model për t’u ndjekur”. Ja fotot me të cilën “ultras-tifo.net” ka ilustruar mbështetjen e madhe të tifozave kuqezi.