Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ Historia e jashtëzakonshme e derbit të VJOSËS, si babai u detyrua të mbyllte furrën e bukës prej golit të djalit (SPEKTAKOLARE)

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Historia e jashtëzakonshme e derbit të VJOSËS, si babai

Futbolli nuk luhet vetëm për të shtuar llogarinë bankare. Mbi të gjitha në lojën më të ndjekur në botë mbizotëron pasioni, dashuria dhe vullneti. Fanella e ekipit të bëhet lëkurë, të ngjitet në trup aqsa identifikohesh me të. Një gjë e tillë vjen nga "Derbi i Vjosës", dikur i jepte shkëlqim krahinës së Përmetit, e ndërsa sot një sfidë "e radhës".

Në kohën kur futbolli ishte aktiviteti i vetëm i qyteteve të vogla, derbi mes Përmetit dhe Këlcyrës luhej për prestigj, një shenjë ndjekëse të paktën deri në ndeshjen e radhës. Historia e pabesueshme vjen pikërisht nga kjo sfidë, në kohën kur prestigji dhe ngjyra e fytyrës kishin vlerë.

Alfred Allamani, talenti nga Këlcyra aktivizohet për disa vite me ekipin e vendlindjes. Ishin vitet 2000 dhe për talentin do të vinte një ofertë nga Përmeti, ekipi i radhës për Allamanin. Djaloshi në atë kohë do të ndiente presionin e madh të tifozerisë, pasi mes dy ekipeve "lufta" ishte e fortë. Derbi i radhës luhej në Përmet, me këlcyriotin Allamani që do të ishte vendimtar në fitoren e vendasve me golin e shënuar. Kaq do të mjaftonte që të krisnin "protestat" në vendlindje.

Të nesërmen e ndeshjes e gjithë Këlcyra do të protestonte, me në krye "Lacukun" kapitenin e skuadrës së futbollit. Kaq e fortë ishte ndienja e "tradhtisë" për golin e shënuar, sa do të vendosnin në vështirësi familjen e Allamanit. I ati i tij kishte një biznes privat në Këlcyrë, një furrë buke që do të mbyllej pas golit; pasi askush nuk do të blinte më bukë aty. "Mos merrni më bukë të Maçani (i atiAllamani-t)", këto ishin parrullat e atyre javëve në qytetin e vogël buzë Vjosës. Një histori sa hakmarrëse, po aq edhe madhështore; që tregon rëndësinë e futbollit në jetën e çdo tifozi, të madh a të vogël. //NEWSPORT.AL//

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga