Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Speciale/ Grushti i shtetit në Turqi, rreziku që i kanosej futbollit turk dhe europian

Shkruar nga NEWSPORT

13672195_10154286423123771_1035273464_nMbrëmjen e djeshme në Turqi, u tentua një grusht shteti nga një grup ushtarakësh. Por pas shumë ë shumë përpjekësh, ai dështoi duke mos mundur të rrëzonin qeverinë  "Erdogan". U krijua një situatë kaotike, ku vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm gjithçka u sheshua dhe iu rikthye normalitet, ku policia turke arrestoi organizatorët e këtij "puçi".

Situata kaotike do të përfshinte të gjithë ministritë në vend, përfshirë edhe sportin në qoftë se, qeveria "Erdogan" do të largohej nga pushteti. Siç dihet futbolli turk është i njohur në arenën europiane, ku ekipe si Galatasaray dhe Fenerbahçe janë pjesëmarrëse të rregullta në kompeticionin e Champions League. Nuk dihej se di do të shkonte e ardhmja e këtyre ekipeve në arenën europiane në qoftë se do të kishte zhvillime të reja në lidhje me një ndrrim të qeverisë, pasi një ndrrim pushteti në mënyrë të menjëhershme nuk bën gjë tjetër, veçse fut vendin në kaos, në këtë mënyrë edhe sportin.

Skuadrat- Skuadrat turke janë pjesëmarrëse në kompeticionet Europiane si Champions League dhe Europa League. Në qoftë se ky grusht shteti i realizuar ditën e djeshme, do të arrinte të rrëzonte qeverinë aktuale, situata do të ishte kaotike edhe për këto ekipe, për pjesëmarrjen e tyre në arenën europiane. Galatasaray është ekipi kampion i shpallur në sezonin 2015-2016. Pjesëmarrja e tij në Champions rrezikohej duke qenë nuk dihet nëse "qeveria e re" do të mbante të njëjtat marrdhënie me lidhjet e jashte. Ndërkohë edhe ekipet si Fenerbahçe, Besiktas, Tranbzospor, dhe Bursaspor do të mund të kishin të njëjtin fat si skuadra kampione e Galatasarayt, pra duke humbur përballjet e tyre në arenën europiane.Turkey Military Coup

Lojtarët- Në Turqi luajnë shumë lojtarë nga Europa ku mund të përmendim Sneijder të Hollandës, që luan për kampionët e Galatasarayt, Quaresma i Portugalisë që luan për Fenerbahçe bashkë me Mario Gomezin e Gjermanisë. Gjithashtu pjesë e Kampionëve të Galatasarayt janë dhe Lukas Podolski bashkë me Brumën, mesfushorin portugez. Pra shumë emra të njohur të arenës europiane, që përveç në Champions, jemi mësuar t'i shohim edhe në kampionatet europiane. Në pamje të parë ky "grusht shteti" dukej që do të ndikonte vetëm në jetën politike, ekonomike dhe sociale të një vendi, por jo. Gjithçka në vend do të ishte kaotike, sepse situata e mbrëmshme lindi nga hiçi dhe nuk ishte një projekt i nisur me kohë dhe i mirëmenduar.

Kombëtarja Turke - Turqia ishte pjesë e kualifikueseve të Europianit 2016, duke mos arritur të kualifikohej në fazën në grupe. Megjithatë emri i saj është i madh në arenën europiane pasi ka arritur të jetë shumë herë mes të mirave të këtij europiani. Qeveria "Erdogan" i ka dhënë një përparsi të madhe sportit në Turqi, kryesisht futbollit, pra përfaqësueses së saj dhe kampionateve që militojnë në arenën e futbollit turk. Por në qoftë se kjo qeveria nga dita e sotme nuk do të ishte më në pushtet, nuk dihet se si do të ishte e ardhmja e këtyre skuadrave dhe e kësaj përfaqësuesje.

Shqipëria- Nga Shqipëria është vetëm një lojtar që luan në Turqi. Ai është Sokol Çikalleshi që luan për skuadrën e İstanbul Başakşehir. Para disa javësh ishte dhe Alban Meha, por tashmë ky ka nënshkruar me ekipin e Al Nassr, ku do të përfitojë plot 2 milionë dollarë. Sigurisht ngjarjet e mbrëmshme nuk do të mund të ndikojnë në të ardhmen e futbollistit shqiptar, pasi qeveria arriti të vendoste edhe një herë rendin në vend.

Gjithçka u mbyll orët e para të mëngjesit, kur ky grup i organizuar i ushtrisë turke u arrestua nga policia e vendit. Në këtë mënyrë situata kaotike në Turqi përfundoi, po ashtu edhe e ardhmja e futbollit tashmë dihet, pasi do të vijojë normalisht zhvillimet e saj në arenën sportive, po ashtu dhe në vendin e tyre.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga