Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ Goldi HALILI, "Zonjusha e Hekurt" që po shndrit kryeqytetin, goca e "Tironës" që "shfarosi" pandeminë me muzikën dhe ngjyrat bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Goldi HALILI, "Zonjusha e Hekurt" që po shndrit

Askush s'e kishte menduar që ky vit do të ishte i tillë, asesi më pak tifozët e Tiranës të cilët s'do të kenë mundësi të shquajnë nga afër trofeun e titullit të 25-të kampion, në momentin që do të ngrihet në "Air Albania Stadium". Situata e krijuar nga Coronavirusi "ç'armatosi" të gjithë planet e bëra për këtë vit jubilar të 100-vjetorit të krijimit të klubit më të titulluar në Shqipëri.

Megjithatë dashuria për Tiranën, stema e këtij ekipi, markë e rëndë, nuk mund të lejojë të ndryshojë kurrësesi atmosferën pozitive. Për gjithçka, për çdo gjë ka menduar ajo që është rritur me ngjyrat e këtij klubi, me pasionin e jashtëzakonshëm të babait të saj, Refik Halilit për ta çuar këtë skuadër atje ku ka vendin, në majë!

Kryeqyteti po shndrin dhe falë punës së mrekullueshme të Gold Halilit. Ashtu sikurse ka emrin, i ka dhënë shkëlqimin e arit edhe Tiranës së saj, qytetit në të cilin u lind. Fillimisht kënga dhe klipi për 100-vjetor, "Bardh' e blu" ishte tërësisht ide dhe realizimi i saj. Fryti i një punë të palodhshme u vel dje, ndërsa komentet pozitive janë ato që kanë rrethuar "Zonjushën e Hekurt" që s'u lëkund asnjëherë, pavarësisht negativitetit të çastit të sportdashësve shqiptarë. Fundja njerëzit që nuk bëjnë asgjë, zakonisht janë të parët që kritikojnë për çdo gjë.

Një klub historik identifikohet nga stema, trofetë e mbi gjitha tifozët. Për të krijuar një atmosferë festive në këtë situatë të zymtë të krijuar nga pandemia, Goldi ka menduar për gjithçka. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me flamuj, në mbrëmje Universiteti i Tiranës bëhet "maping" me projeksione bardheblu. Dashuria dhe pasioni i babait të saj i dhanë një motiv më shumës vajzës e "Tironës" të krijojë këtë atmosferë festive. Trofeu i titullit të 25-të do të ngrihet sot në "Air Albania", ndërsa mbrëmë me projektor ishte stoike në faqen ballore të Universitetit.

Nuk mbaron asgjë këtu. Surprizat do të shoqërojnë përgjatë gjithë ditën e sotme, ndërsa në mbrëmje do të vihet "Qershia mbi tortë". Deri në orën 19:00, le të "qëndrojmë" te pjesa e tortës, më pas qershia... Gold, do të ketë gjithmonë njerëz që të kritikojnë, e vetmja gjë për të bërë është të vazhdosh të kesh besim, por... duke bërë kujdes se kujt i jep besim dy herë. /Retin TOKA/

Kënga dhe klipi i realizuar në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të klubit, idea dhe realizimi nga Goldi Halili!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga