
Hakimi, Fabian Ruiz & Joao Neves
Fabian Ruiz zhvilloi një sezon të shkëlqyer me PSG-në. Mesfushori i Spanjës arriti të fitojë tripletën me francezët, duke rritur kështu edhe interesin e klubeve të njohura për shërbimet e tij.
Al Nassr dhe Manchester United janë në garë për të blerë kartonin e Fabian Ruiz. Siç raportojnë mediat e huaja, performancat e spanjollit kanë tërhequr vëmendjeen e “Djajve të Kuq” dhe ekipit të Cristiano Ronaldos.
Por Paris Saint-Germain nuk duket aspak i gatshëm të lërë mesfushorin të largohet. Kontrata aktuale e Fabian Ruiz me kampionët e Europës skadon në vitin 2027. Gjithashtu, PSG po shqyrton mundësinë e rinovimit me Fabian Ruiz.
Poll