Futbollistët nga Kosova kanë një peshë të konsiderueshme në kampionatin shqiptar. 19 futbollistë janë pjesë e Superligës këtë sezon duke u regjistruar me shtatë klube. Skënderbeu mban vëndin e parë me katër lojtarë të federuar, ndërkohë që pas kampionëve vijnë Partizani, Laçi, Tirana dhe Flamurtari me nga tre në organikë. Kukësi ka në skuadër vetëm dy futbollistë nga Kosova ndërsa në Shkodër ka mbetur vetëm Ahmeti pas largimit të Yll Hoxhës.
Futbollistët kosovar kanë humbur shkëlqimin në Superligë gjatë pjesës së parë të këtij sezoni. Mentor Mazrekaj nuk është më ai i sezonit të kaluar. Bernard Berisha u largua një vit më parë. Kushtrim Lushtaku ka humbur shumë nga forma e tij. Enis Gavazaj përtej pritshmërive ka treguar një formë aspak të mirë me Skënderbeun. Ilir Berisha gjithashtu përtej emrit dhe pritshmërive ka bërë një sezon nën mesataren, njësoj si Argjend Malaj që nuk ka gjetur hapësira mjaftueshëm tek Skënderbeu. Jashanicës i kanë rënë shumë kuotat në Korçë ndërkohë që Argjend Mustafa ka bërë një paraqitje të dobët. Çerkini në Vlorë, Argjend Mustafa dhe Flamur Bajrami në Tiranë pothuajse nuk janë parë fare në këtë pjesë të parë.
Në listën e lojtarëve që kanë bërë paraqitje mjaft të mirë renditen Donjet Shkodra, autori i gjashtë golave me Flamurtarin, Ylber Ramadani në një super formë me Partizanin, Besar Musolli i pakalueshëm në mesfushë për Kukësin dhe David Domgjoni me statusin e të riut debutues e premtues këtë sezon me Tiranën. Gjithashtu, edhe Korabi nuk mbetet pas. Alush Gavazaj ka fituar prej disa ndeshjesh rolin e titullarit te skuadra dibrane, duke pasur një rol të rëndësishëm në skemat e trajnerit Gerd Haxhiut, e madje duke shënuar dhe gol, atë kundër Kukësit në barazimin 1-1.
LISTA E LOJTARËVE NGA KOSOVA NË SUPERLIGË
Besar Musolli (Kukësi)
Kushtrim Lushtaku (Kukësi)
Bajram Jashanica (Skënderbeu)
Enis Gavazaj (Skënderbeu)
Argjend Mustafa (Skënderbeu)
Argjend Malaj (Skënderbe)
David Domgjoni (Tirana)
Flamur Bajrami (Tirana)
Argjend Mustafa (Tirana)
Labinot Ibrahimi (Partizani)
Mentor Mazrekaj (Partizani)
Ylber Ramadani (Partizani)
Dardan Çerkini (Flamurtari)
Ilir Berisha (Flamurtari)
Donjet Shkodra (Flamurtari)
Berat Ahmeti (Vllaznia)
Faton Toski (Laçi)
Arbër Shala (Laçi)
Drilon Musaj (Laçi)
Alush Gavazaj (Korabi)