
Ishte data 2 maj 2009, ora 20.10(me orën e Spanjës). Ishte koha që një tjetër "El Clasico" të fillonte. Një derbi që do të ndryshonte shumë të ardhmen e futbollit. Real Madridi dhe Barcelona do hidheshin ne fushën e lojës, 4 javë para mbarimit të kampionatit. Barcelona ishte në vendin e parë me 85 pikë, ndersa Reali kishte 78 pikë. Kjo ndeshje përveç rivalitetit të përhershëm, kishte dhe një rëndësi të madhe, pasi ekipet kishim ndeshje shumë të vështira në vijim. Ashtu ishte dhe ashtu u bë. Asnjë nga ekipet nuk bëri fitore deri në fund.
Gjatë gjithë javës, në vigjilje të kësaj ndeshje derbi, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ishte duke punuar vonë natën. Vinte i pari në qendrën stërvitore dhe zyrat e katalanasve, "Ciutat Esportiva" dhe largohej i fundit. Të premten në mbrëmje, pasi të gjithë kishin ikur, madje dhe krahu i tij i djathtë Tito Vilanova, Guardiola mori dy DVD dhe u ul të shihte diçka.
Ai po shihte ndeshjen e fundit mes Realit dhe Barcelonës dhe vuri re që mesfushorët e "Los Blancos" atë kohë (Gutti, Gago, Drenthe), presonin shumë lart Iniestën, Xavin dhe Yaya Toure. Ndersa Canavaro dhe Metzelder, dy qëndërmbrojtësit rrinin shumë afër Casillas. Mes këtyre dy linjave kishte një boshllëk të madh.
Guardiola siç kishte të gjitja shënimet i hodhi poshtë dhe merr telefonin duke i rënë Messit. Ora ishte 22:00.
"Lio, më duhet të vish këtu sa më shpejt, kam zbuluar diçka shumë të rëndësishme",- ishin fjalët e Pep-it. Messi mbërrin në qendrën stërvitore gjysmë ore më vonë, ulet përballë televizorit dhe sheh videon.
"Çfarë sheh këtu"?- i thotë Guardiola.
"Një hapësirë të madhe mes mesfushës dhe mbrojtjes",- thotë 21 vjeçari i aso kohe.
Guardiola filloi me shpjegimin e tij duke i thënë argjentinasit të vogël se ndeshjen do ta niste nga krahët dhe me një lëvizje të kokës ai do kthehej në qendër kur kishte topin Xavi ose Iniesta. Në momentin që ai kishte topin do vraponte drejt portës. Eto dhe Henry, nga krahët do të futeshin në qendër të zonës dhe do të prisnin një top të Messit.
Trajneri blaugrana nuk ia kishte thënë asnjërit këtë gjë, as lojtarëve te tij , as ndihmësave të tij. Ishte një sekret mes tij dhe Leos. Në minutën e 12-të Higuain, shënon për vendasit. Reali ishte në epërsi. Në minutën e 15-të Guardiola i lëviz kokën Messit. Barcelona kishte 2 minuta që po qarkullonte topin, Xavi sheh Messin që lëviz dhe i pason, ai ecën drejt portës dhe pason tek Henry që barazon në të 18-tën. Canavaro dhe Metzelder nuk e kuptuan si iu ndodhi ajo gjë, nuk dinin çfarë të bënin, si të silleshin në fushë.
Kjo rrjetë e shënuar, do t'i hapte rrugën pesë të tjerëve. Rezultati i kësaj ndeshje ishte 2-6, një humbje turpëruese në "Santiago Bernabeu", nga Reali. Dhe një kampionat i marrë pothuajse brenda në Madrid.
Por këtu futbolli, filloi të ndryshonte. Në futboll u fut nocioni "9-false". Kjo ishte pika e ndryshimit në futbollin spanjoll. Me këtë taktikë që lojtarët e Barcelonës kishin perfeksionuar, Kombëtarja spanjolle mori Botërorin në 2010 dhe Europianin 2012. Ndeshja kundër Italisë në finale, me Fabregas, David Silva dhe Iniesta si sulmues, shkatërroi "azzurët" 4-0.
Ky lloj moduli mund të themi që përdoret ende nga Guardiola tek Manchester City. Edhe Sari e bëri tek Napoli i tij, tre sezone. Anceloti e vazhdon këtë vit me Mertens, Insigne, Callejon. Ndersa Maurizio Sari, po e vazhdon disi tek Chelsea.
Guardiola brenda një nate "shpiku" një nocion që i ndryshoi komplet filozofimë e të menduarit futbollit modern. Madje në Spanjë, është bërë dhe një dokumentari i titulluar "Vamos", që trajton thellësisht "9- false"./Newsport.al/