Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Cristiano Ronaldo “çmend” botën e futbollit! 40 vjeç dhe s’di të ndalet, shënon EUROGOLIN e vitit me roveshatë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Cristiano Ronaldo “çmend” botën e futbollit! 40
Momenti i golit të CR7

Mosha për Cristiano Ronaldon është më të vërtetë vetëm një numër. Këtë e ka treguar mjaft mirë në ndeshjen e sotme që ekipi i tij, Al Nassr ka fituar në shtëpi 4-1 përballë Al Khaleej.

Sulmuesi 40-vjeçar shënoi golin e katërt për të tijët. Një gol që padyshim do të mbahet mend gjatë.

Një kërcim fantastik dhe më pas roveshata mbresëlënëse. Ronaldo bëri gjithçka mirë, për të shënuar një EUROGOL. Të gjithë të pranishmit e duartrokitën këtë realizim perfekt, madje edhe tifozët kundërshtarë.

Kujtojmë se një gol të tillë, Ronaldo e ka shënuar edhe më parë kur ishte pjesë e Real Madrid, përballë Juventusit në UEFA Champions League.  

Supergoli i CR7

Poll

Lexo gjithashtu