Dëmtimet e shpeshta dhe mungesa e vazhdimësisë krijuan frymë negative për qëndrimin e Robert Lewandowskit te Barcelona. Një pjesë e tifozëve kërkuan edhe largimit e tij në merkton e janarit, me qëllim përforcimin e skuadrës në fazën ofensive me një goleador të vërtetë.
Por në ndeshjet e fundit, “pllaka” ka ndryshuar si me “magji”. Në takimet ndaj Celta Vigos dhe Athletic Bilbao, Lewandowski regjistron 4 gola, formë mbreslënëse dhe kundërpërgjigje kundrejt kritikave.
“Meseleja” e kësaj rritje sipas mediave spanjolle “buron” nga trajneri i Barçës Hansi Flick. Kombëtarja jonë është shortuar me Poloninë në gjysmëfinalen e fazës “play-off”, ndeshje e cila do mbahet në Varshavë, më datën 26 mars të 2026-së.
Edhe pse është segment i gjatë kohor, nëse bomberi polak e ruan këtë temp, do jetë shumë e vështirë për prapavijën e Shqipërisë të “lidh” një “vrastar” para porte si Robert Lewandowski.
