Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U prit si “mbret”, por u trajtua si “skllav”, mbrojtësi brazilian Emerson Royal i tregon të gjitha: Flitej më shumë për mua se sa Ronaldon    

Shkruar nga NEWSPORT
U prit si “mbret”, por u trajtua si “skllav”,
Emerson Royal

Mbrojtësi i djathtë Emerson Royal ka pasur një karrierë të çuditshme, nëse marrim në konsideratë përfshirjen te ekipet “big” në kontinentin e vjetër si Barcelona, Milan apo Tottenham, pa anashkaluar Real Betis, teksa tashmë është pjesë e Flamengos në Brazil.

Royal është vetëm 26 vjeç, ndërsa pjesa dërrmuese e futbollistëve latinë e jo vetëm, i zgjidhin ekipet nga Brazili, Argjentina apo MLS-ja e SHBA-së në fundin e karrierës. Në “Gazzeta Dello Sport”, mbrojtësi ka treguar gjithçka:   

“Shpesh jam ndjerë i kritikuar në mënyrë të ekzagjeruar, edhe kur kam luajtur vërtet mirë në ndeshje të rëndësishme... Për shembull, derbi i parë dhe loja kundër Real Madridit.

Ky jam unë; emocionohem kur luaj kundër ekipeve të mëdha dhe kam një atmosferë të shkëlqyer. Flitej më shumë për mua se sa Ronaldon.

Nuk më mungon Italia, tifozët e Milanit e ekzagjeruan me kritikat ndaj meje. Ndjeva sikur duhej të përpiqesha gjithmonë dyfish më shumë për t'u pranuar, dhe pastaj prapë të mos pranohesha”.

Poll

Lexo gjithashtu