Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U fishkëllye shumë në “Fadil Vokrri” dhe debatoi me kryetifozin e “Dardanëve”, REAGON për herë të parë Granit Xhaka

Shkruar nga NEWSPORT
U fishkëllye shumë në “Fadil Vokrri” dhe debatoi me
Granit Xhaka ndaj Kosoves

Kosova dhe Zvicra nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre  në “Fadil Vokrri”. Por përveç rezultatit diçka tjetër mori vëmendjen dhe po bën “zhurmë”. Për Granit Xhakën duhej të ishte një ndeshje speciale, por nuk rezultoi e tillë.

Kjo pasi mesfushori shqiptar u vërshëllye shumë nga tifozët gjatë gjithë ndeshjesh. Madje në fund të këtij takimi shihet kapiteni i Zvicrës të bisedojë me kryetifozin e “Dardanëve”, madje mes tyre shihet qartë se biseda ishte me tone të ashpra.

Xhaka më pas është shprehur se diçka të tillë se kishte pritur asnjëherë, sidomos në shtëpi. Ndër të tjera nënvizoi se kjo dhemb shumë, por do të përqendrohet vetëm te futbolli.

“Jam i befasuar që jam fishkëllyer. Dhemb, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të koncentrohem vetëm në futboll. Për fat të keq është pjesë e lojës.

Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në udhëtim.

Të gjithë që ishin këtu mund të jenë krenarë. Nuk është diçka që mund ta marrësh të sigurt. Jemi kualifikuar për ngjarje të mëdha për herë të tetë radhazi. Ishte e rëndësishme për ne që kosovarët nuk e morën me vete euforinë.

Mentalisht është ende e rrezikshme duke e ditur që nuk lejohet të pranosh gjashtë gola. Ishim dominantë në pjesën e parë dhe deri te goli. Dhe natyrisht, Kosova u kthye. Në përgjithësi kishim një kampanjë të mirë”, ka deklaruar Xhaka.

Poll

Lexo gjithashtu