Tirana - Partizani, derbi
Tirana dhe Partizani do të përballen të hënën e 7 dhejtorit, në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Ndërkohë që sot, plot 9 ditë para derbit, klubi bardheblu ka zyrtarizuar stadiumin.
Stadiumi që do të luhet kjo ndeshje do të jetë “Air Albania”. Por, gjithashtu Tirana ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë supersfidë.
Një biletë në tribunat S dhe N, pra pas porte, do të kushtojë 500 lekë të reja. Ndërkohë që në tribunën E, bileta kushton 1000 lekë të reja. Më pas, çmimet vijnë në rritje, nga 3000 lekë, deri në 5000 lekë të reja që është tribuna VIP.
View this post on Instagram
Poll
