Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Futbolli në zi, trajneri ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare! Klubi dhe miqtë dedikime prekëse: Do kujdesemi për familjen tënde!

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli në zi, trajneri ndahet nga jeta në moshën
Inaki Cabaleiro

Futbolli i Emirateve të Bashkuara Arabe në zi. Trajneri Inaki Cabaleiro ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak ndërsa ka lënë pas një boshllëk te lojtarët e rinj të akademisë Furcan Hispania Football dhe gjithë komunitetit sportiv.

Një reagim prekës publikoi edhe klubi i Dubait, i themeluar nga ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle, Michel Salgado.

“Sot i japim lamtumirën një miku, një shoku skuadre dhe një trajneri, pasioni i të cilit la gjurmë të pashlyeshme te lojtarët tanë dhe në familjen Fursan. Trashëgimia e tij do të mbetet përgjithmonë te çdo fëmijë që ai frymëzoi”, shkruan Klubi.

Një mesazh emocional në rrjete sociale publikoi edhe vetë Michel Salgado. Sakaq, Slagado premtoi mbështetje të plotë për familjen e Cabaleiros dhe theksoi se pasioni i tij nuk do të harrohet kurrë.

“Mik Iñaki, na theve zemrat. Në një botë ku njerëzit maten me Bitcoin dhe ndjekës, ti e dije se trajnerët janë pasuria jonë më e madhe. Ti ke ndikuar thellë te klubi, te djemtë dhe te familjet e tyre. Do të kujdesemi për familjen tënde dhe do të sigurohemi që besnikëria jote të jetojë në historinë e klubit tonë. Pusho në paqe, mik”, shkroi Salgado.

Poll

Lexo gjithashtu